ShowBizzz

Është moment delikat/Argjira flet për herë të parë për ndarjen me Gracianon

Argjira-Graciano, janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar sidomos pas krisjes në marrëdhënien e tyre.

Siç e dimë tashmë, marrëdhënia e tyre është në krizë, ku rreth kësaj ka folur dhe Graciano gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e ‘BBV3’. 

Dhe pse u fol e përfol kudo, prej Argjirës nuk kishte asnjë reagim deri pak momente më herët.

Ajo është vendosur në ‘siklet’ nga një pyetje e Ledjona Xheladinajt, ku kjo e fundit e pyeti lidhur me Gracianon.

Argjira u shpreh se është një moment delikat dhe duhet të flitet sy më sy vetëm mes saj dhe Gracianos.

“Më dëgjo. Unë tani kam zgjedhur që të mos prononcohem përsa i përket kësaj teme, sepse kushdo që më njeh mua e di që jam shumë private. Marrëdhënien me Gracianon sigurisht që e kemi publike, kemi punuar bashkë, por mendoj që është një moment shumë delikat, që duhet ta flasim unë dhe ai sy më sy.”