Ledian Agalliaj ka zgjedhur rrjetet sociale per t`i dhene fund lajmeve qe qarkullojne prej disa kohesh se marrëdhënia e tij me këngëtaren e njohur shqiptare, Elhaida Dani është në krizë. Balerini e uroi partneren e tij për ditëlindje permes nje postimi në Instagram: Fotoja ku ai shihet teksa puthte në faqe Elhaidën, duke ua vënë kapakun njëherë e mirë se dyshja nuk janë më bashkë.
“Gëzuar ditëlindjen gjysma ime”– ka shkuar Lediani krahas fotos. Kujtojmë që historia e tyre e dashurisë filloi në konkursin e kërcimit “Dancing with the Stars”, ndersa Lediani nderpreu befas nje lidhje disa vjecare duke ngritur dyshimet se shkaku per kete mund te ishte bere kengetarja. Dyshja kishin krijuar sakaq një kimi shumë të mirë si partnerë në kërcim.
bal