
Pjesët mikroskopike të plastikës në ajrin që thithim dhe ushqimet që hamë mund të jenë shkaktaret e “një epidemie” të kancerit të zorrës së trashë në Amerikë, sugjeron një studim i ri. Diagnozat e kancerit të zorrës së trashë janë rritur në SHBA gjatë dy dekadave të fundit, dhe ajo që cudit mjekët është se nga sëmundje po goditen gjithmonë e më shumë edhe të rinj të shëndetshëm tek të 20-tat apo 30-tat.
Obeziteti, ushqimet ultra të përpunuara dhe marrja e antibiotikëve janë fajësuar të gjitha si faktorë që ndikojnë, por shkencëtarët po përpiqen të gjejnë një shkak përfundimtar. Tani, një përmbledhje gjithëpërfshirëse e më shumë se 3,000 studimeve sugjeron se grimcat e vogla më të vogla se një kokërr orizi mund të jenë fajtore. Studiuesit, nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko (UCSF), thonë se këto grimca të përhapura mund të grumbullohen në organe me kalimin e kohës, duke i shkaktuar dëme të pakthyeshme ADN-së.
Kjo çon në inflamacion kronik që vret qelizat e shëndetshme dhe bën që qelizat kancerogjene të rriten jashtë kontrollit. Studiuesit tani po u bëjnë thirrje ligjvënësve që të ‘marrin veprime të menjëhershme’ për të kufizuar ekspozimin në të ardhmen ndaj mikroplastikës.
bal