Lajme

Eskortat “mbysin” burgjet/ 6 prokurori hetojnë 17 raste të takimeve speciale! (Fenomeni si ‘qokë’ për zgjedhjet parlamentare)

Futja e vajzave eskortë për takime speciale, në burgjet Shqiptare gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 2025, ka sjellë hapjen e disa dosjeve penale në prokurorinë e Durrësit, Fierit, Korçës, Elbasanit, Shkodrës dhe Tiranës.

Fenomeni i hyrjes nga jashtë të vajzave nëpër burgjet shqiptare u përhap në masë gjatë kohës së zgjedhjeve, ku vajza të ShowBizzit Shqiptar dhe ato me kombësi të huaj, kanë thyer sigurinë e burgjeve duke hyrë në dhomat speciale të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në Korçë, Elbasan dhe prokuroritë e tjera të mësipërme, kanë nisur hetimet që prej muajit Korrik 2025, kohë kur u zbulua në media dhe rasti flagrant i hyrjes për takim special mes të dënuarit me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu dhe modeles nga Kosova, Ziza Pajaziti.

Sipas verifikimeve të kryera nga gazetari Elton Qyno, i cili zbuloi dhe rastin e Ziza Pajazitit, në total janë 17 procedura hyrje-dalje që janë marrë nën hetim nga prokuroritë e ndryshme.

See also  Shpërthen bombola e gazit në një banesë, plagosen dy anëtarët e familjesProkuroritë që kanë për juridiksion disa burgje, ku është realizuar ky fenomen, rezulton të kenë dokumentacionin dhe pyetur persona konkretë për këtë situatë.

Juristë burgjesh dhe krerët e policisë së burgjeve janë marë në pyetje duke dhënë sqarime mbi rastet konkrete se si kanë arritur vajzat të çajnë sigurinë e burgut dhe marin takime speciale me të dënuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Rasti më i fundit i bërë publik nga deputeti i PD, Flamur Noka, ishte situata e futjes së një vajze që siç pretendoi Noka, ishte një eskortë që futej në burgun e Peqinit për takim special me të dënuar.

Nga verifikimet e kryera rezulton se vajza në fjalë ka hyrë në ambientet e brendshme të burgut rreth periudhës së muajit Korrik 2025, kohë kur drejtor i këtij burgu ka qënë, i ndjeri Edmond Llabani.

Llabani, mori detyrën e drejtorit të komanduar të burgut të Peqinit në muajin Prill 2025 dhe më pas në 15 Janar 2026, ai u komandua drejtor i burgut të Durrësit.

See also  Gruaja e Tanit mahnit publikun me pamjen e saj (Foto)Kujtojmë se fenomeni i hyrjes nga jashtë të vajzave nëpër burgjet shqiptare, është konstatuar nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila ka referuar materialet hetimore pranë prokurorive përkatëse, të cilat tashmë po kryejnë hetime mbi disa zyrtarë.

Forma më e shpeshtë se si këto vajza kanë hyrë në burgje për takime speciale, është ajo e përdorimit të deklaratave noteriale të bashkëjetesës me të dënuar të ndryshëm, kanë hyrë si avokate ligjore të zgjedhura nga vetë të dënuarit, deri tek formatizimi i dokumenteve si sociologe dhe psikologe.

Futja e vajzave eskortë për takime speciale, në burgjet Shqiptare u përsërit në shumë raste, gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 2025, kohë kjo kur vendi ishte në ethet e fushatës elektorale./syri

Të Ngjashme