LifeStyle

‘Eternal Sunshine Tour’ – Ariana Grande përlotet në përfundim të turneut: Një nga përvojat më të bukura të jetës sime

Ariana Grande e ka mbyllur turneun e saj “Eternal Sunshine Tour” në një atmosferë të mbushur me emocione.

Ndalimi i fundit i turneut ishte në O2 Arena në Londër, mbrëmjen e së martës, më 1 shtator, ku këngëtarja u përball me një moment emocional para mijëra fansave.

Në përfundim të koncertit, Grande nuk mundi t’i mbante lotët teksa falënderoi publikun për mbështetjen dhe për momentet që kanë ndarë gjatë kësaj periudhe të karrierës së saj.

“Ishte një nga përvojat më të bukura dhe të jashtëzakonshme të jetës sime. Doja vetëm të shprehja mirënjohjen time pa u shpërthyer në lot”, u shpreh këngëtarja, duke iu drejtuar fansave me emocione.

Një moment veçanërisht i rëndësishëm i mbrëmjes ishte performanca e “One Last Time”, këngë që ka marrë një kuptim të veçantë për fansat e artistes pas sulmit terrorist në Mançester në vitin 2017.

Me përfundimin e “Eternal Sunshine Tour”, Ariana Grande pritet t’i kushtojë më shumë kohë aktrimit.

Këngëtarja ka bërë gjithashtu të ditur se do të marrë një pushim nga paraqitjet publike dhe aktiviteti në rrjetet sociale.

Kështu, koncerti në Londër shënoi fundin e një periudhe të rëndësishme për artisten, e cila e mbylli turneun mes emocioneve dhe mirënjohjes për fansat e saj.

Të Ngjashme