ShowBizzz

Eurovisioni këtë vit do të organizohet me masa të shtuara sigurie

Suedia do të presë këtë vit Eurovisionin me masa të shtuara sigurie për vizitorët, mes protestave të planifikuara kundër pjesëmarrjes së Izraelit.

Eurovisioni mbahet sivjet në Malmo me datat, 7-11 maj dhe pritet të tërheqë 100 mijë vizitorë në qytetin e tretë më të madh të Suedisë, i cili ka një popullsi të madhe myslimane, shkruan Reuters.

Organizatorët planifikojnë një homazh të veçantë për grupin suedez të popit ABBA, i cili fitoi Eurovisionin 50 vjet më parë.

Unioni Evropian i Transmetimit që organizon konkursin, ka refuzuar thirrjet që Izraeli të përjashtohet për shkak të luftës në Gaza.

 



/TeVe