Lajme

Familja e Rita Orës me pushime në Shqipëri, darkojnë të Mrizi i Zanave

Edhe pse prej vitesh jetojnë në Londër, famija e Rita Orës nuk harron që të vizitojë Shqipërinë.

Edhe këtë vit, ata kanë zgjdhur që disa ditë t’i kalojnë në vendin e tyre. Mrizi i Zanave ka ndarë një foto, ku shihet nëna, babai dhe motra e Rita Orës.

Ata kanë zgjedhur që të darkojnë në restorantin e Mrizit të Zanave, ndërsa në tavolinë shihen dhe ushqimet tradicionale.

“Me miq të mrekullueshëm që janë promovues absolut të vendit tonë ndër vite.Mirënjohje @elenaora @veraora @oranick 🙏♥️”, thuhet në postimin e Mrizit të Zanave.

Postim të cilën e ka shpërndarë dhe Vera Ora teksa shkruan: “Një vend i mrekullueshëm, duke admiruar ushqimin vendas dhe duke u kthyer në rrënjët e kombit tonë të bukur, dashuri për të gjithë❤️❤️❤️”.