ShowBizzz

Familja Mbretërore Shqiptare zgjerohet me një djalë, quhet Aleksandër

Familja Mbretërore Shqiptare ka mirëpritur një anëtar të ri. Në jetë ka ardhur Princi Aleksandër, djali i Princ Lekës dhe Princeshës Blerta.

Njoftimi u shpërnda në rrjetet sociale nga Erion Teli, ish-drejtor i Komunikimit i Familjes Mbretërore Shqiptare, i cili përcolli emocionet për lindjen e princit dhe i uroi çiftit mbretëror ardhjen në jetë të djalit.

Të lidhura

None found

Në mesazhin e tij, Teli e përshkroi këtë moment si “një nga ato ditë që fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar gëzimin”, ndërsa falënderoi Princeshën Blerta për, siç u shpreh ai, përkushtimin dhe afërsinë e treguar ndaj mbështetësve të Familjes Mbretërore.

Ai e mbylli postimin me urimin: “Mirë se erdhe në jetë, Lartësia e Tij Mbretërore, Princ Aleksandër! Zoti e bekoftë Familjen Mbretërore Shqiptare.”

Deri tani, Familja Mbretërore Shqiptare nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare me të dhëna të tjera mbi lindjen e Princit Aleksandër.

Të Ngjashme