Meritoni është surprizuar sonte nga vëllai i tij Rinori. Nga takimi i tyre u la të kuptohej se familja e Meritonit nuk janë pro lidhjes së tij me Ilnisën.
Vëllai i tha Meritonit se ai është i fortë në lojë individualisht duke nënkuptuar që nuk i duhet Ilnisa. Për më tepër dasmën familja e ka parë thjesht si lojë.
Ledioni e pyeti Rinorin nëse do të takojë dikë tjetër, por ai nuk pranoi teksa të gjithë prisnin të thonte emrin e Ilnisës.