Lajme

Familjarët e Arlinda Zekajt i bashkohen protestës në Prishtinë, kërkohet drejtësi dhe dorëheqje e ministrave

28.10.2026 – 16:26

​Nis protesta në Prishtinë, kërkohet kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt

Filloi protesta në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Në protestë janë të pranishëm edhe familjarët e Arlinda Zekajt.

Protestuesit bënë thirrje: “Na nuk jemi vetë, e kena njana-tjetrën”, “Liri, barazi, solidaritet” dhe “Shteti i ka duart me gjak”, ndërsa në mesin e pankartave është edhe mesazhi: “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”.

Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma në Vitomiricë të Pejës. Kunati i saj, i dyshuar për këtë vrasje, është arrestuar mbrëmë në orë të vona, ndërsa më parë është arrestuar edhe ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt. 

28.10.2026 – 16:14

Familjarët e Arlinda Zekajt i bashkohen protestës në Prishtinë

Ka filluar protesta në Prishtinë, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes së Arlinda Zekajt, me thirrje për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave në Kosovë.

Protestës i janë bashkuar edhe familjarët e Arlinda Zekajt, e cila u vra ditë më parë në Vitomiricë të Pejës.

Me lot në sy dhe pankarta në duar, po protestojhet kundër dhunës në familje, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe mbrojtje më të madhe për gratë që përballen me dhunë.

“Stop dhunës në familje”, është një nga mesazhet që po bartin protestueset, ndërsa në pankartat e tyre kërkohet edhe dorëheqja e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kishte bërë thirrje për revoltë kombëtare, duke kërkuar masa konkrete për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e rasteve të tjera të dhunës me pasoja fatale.

Të Ngjashme