Pasi u eleminua nga gara e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni ka qenë e ftuar ditën e sotme në një intervistë për programin “Shqipëria Live”.
Ajo u pyet për temat më të përfolura që janë shkaktuar jashtë gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.
Sara gjithashtu u pyet edhe për fshirjen e fotove të tyre nga Instagrami i Bardhit.
E ke parë që Bardhi, personi që menaxhon adresën e tij, ka fshirë të gjitha fotot me ty si dhe të ka hequr nga follwers-at?
“Nuk kam pasur ende mundësi të flas me ta. Di të them që kush menaxhon faqen e Bardhit, duhet të respektojë pak më shumë ndaj dëshirave të Bardhit. Duhet të jetë bashkë me mendimet e Bardhit”,
Sara u pyet më tej nëse do të donte ta vazhdonte edhe jashtë lidhjen me këngëtarin, ndërsa ajo u përgjigj:
“Gjithmonë kisha dashur meshkujt ndryshe komplet nga Bardhi, por besoj se kishte ardhur koha që të bëja një zgjidhje ndryshe. Kur dola pashë që më kishin bërë të lidhur me shumë djem, Noizy, Finem, madje dhe Silvi pashë që kishte thënë se kishte pasur një flirt, por unë do ta hedh në gjyq për këtë..”
lokimagazine