
Familjarët e këngëtarit Endrik Beba kanë përgënjeshtruar deklaratën e Sarës, e cila tha se ka qenë e fejuar me Endrikun.
Nëpërmjet një postimi nga “Instagrami” i Endrikut të cilin familjarët kanë marrë përsipër ta menaxhojnë për sa kohë këngëtari do të jetë në shtëpinë e Big Brother, ata shprehen se mes Sarës dhe Endrikut, nuk ka pasur asnjë zyrtarizim.
Sipas tyre Sara dhe Endriku kanë patur një lidhje të rinjsh disa mujore nëntë vite më parë.
“Ndiejmë detyrën të theksojmë se midis Sara Gjordenit dhe Endrik Bebës nuk ka pasur ASNJË fejesë në horizont. Ishte një lidhje të rinjsh disa mujore, 9 vite më parë. Endriku, siç pranoi lidhjen me Sarën, siç pranoi martesën e parë nga e cila ka një djalë, siç pranoi lidhjen e re nga e cila pret të bëhet baba sërish, mund të kishte pranuar edhe fejesën, nëse do të ekzistonte, por NUK ka ekzistuar. Urojmë të ketë mundësi ta sqarojë edhe vetë. Faleminderit”, shkruhet në postim.
Por Sara gjatë bisedës që ka bërë me banorët e shtëpisë së Big Brother ka thënë se është ndarë në mënyrën më të keqe të mundshme me Endrikun vetëm disa muaj pas fejesës.
“Disa muaj ka qenë, gati një vit. Ka bërë një këngë, jam unë te videoklipi. Ehuu. Por jam ndarë në mënyrë më të keqe të mundshme dhe prapë kur erdhi kur erdhi i thash dje hajde flasim. E dija që nuk do vije i thash për shkak të situatës së Bardhit po të marr unë thashë të çlirojmë atë tensionin. Se këtu ka lojëra që do rrish ngjitur dhe për të mos u bërë ajo situata e sikletshme. E vlerësoj tha. Megjithatë i thash uroj mos të jesh më njeri që ke qenë”, ka thënë banorja në raport me Endrikun.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb