ShowBizzz

Fansat, artistët dhe politika u bë bashkë në koncertin madhështor të Vesa Lumës, në Prishtinë!

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Vesa Luma u rikthye furishëm me një koncert madhështor në qytetin e saj të lindjes, Prishtinë.

Koncerti live i magjishëm u mbajt në Prishtinë në Klan Arena ku Vesa solli një përmbledhje të këngëve më të njohura të repertorit të saj, si dhe hite të muzikës shqiptare.

Një natë e mbushur me performanca elektrizuese, ku të pranishëm veç fansave të Vesa Lumës ishin politikanë, personalitete të jetës publike dhe shumë artistë miq të artistes.

Pjesëmarrës gjithashtu ishte dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Fansat, artistët dhe politika u bë bashkë në koncertin
Ashtu siç kishte premtuar Vesa e ktheu këtë koncert recital në një mbrëmje të paharrueshme për të gjithë ata që e ndoqën live.

Biletat e koncertit ishin ‘Sold Out’ 4 ditë para, me një interes të madh nga fansat të cilët kishin kohë që e prisnin.

Fansat, artistët dhe politika u bë bashkë në koncertin
Edhe pas 20 vitesh karrierë, këngëtarja tregoi sërish se ka energjinë dhe shpirtin që e karakterizuan që nga fillimet e saj.

Në fillim të këtij viti Vesa Luma u rikthye me një koncert recital në Tiranë “Pikë Vese”, i cili shënoi rikthimin e saj në muzikë pas shkëputjes disa vjeçare ku me familjen e saj bashkëshortin Big Basta dhe djalin Lian jetuan në Zelandë të Re.

Vesa Luma prej gati 20 vitesh është një nga këngëtaret më të rëndësishme të muzikës shqiptare, me hite, çmime dhe trofe të panumërt. Artiste që ka shkëlqyer si solo dhe ne bashkëpunimet e saj me artistë të ndryshëm të skenës.



bal