ShowBizzz

Fansat “shpërthejnë” ndaj Shakirës, artistja humb ndjekësit pas gjestit të fundit: Përkrah degradimin e njerëzimit

Çdo gjë që bën Shakira nuk kalon pa u vënë re. Ka miliona fansa në mbarë botën që janë të vëmendshëm ndaj çdo lëvizjeje të artistit kolumbian.

Ndonëse publikimi i saj i fundit nuk e ka pëlqyer të gjithëve dhe ka bërë që ajo të humbasë ndjekësit në rrjetet e saj sociale .

Besnike ndaj parimeve të saj dhe e përkushtuar ndaj shoqërisë siç tregon zakonisht, këngëtarja nga Barranquilla ngarkoi një foto në Instagram për të festuar muajin për të drejtat e komunitetit LGBTQIA+, ose i njohur ndryshe si muaji i “Krenarisë”.

“Shpresoj që të gjithë të kenë pasur muajin më të mirë të Krenarisë! Gjithmonë duke mbështetur barazinë, lirinë e dashurisë dhe miqësisë!”, ka shkruar artistja.

Një postim që jo vetëm ka ngjallur një pritje të madhe tek pjesa më e madhe e audiencës së saj besnike, por ka ngjallur edhe zemërimin e një pjese tjetër të ndjekësve të saj që nuk mendojnë njësoj si ajo në këtë drejtim.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shakira (@shakira)

“Me këto komente nuk më habit pse Amerika Latine është ashtu siç është”, “Mirë po bënim”, “Zoti im, çfarë po ndodh me botën”, “Përkrah degradimin e njerëzimit”, “Beso, lamtumirë” , “Shakira, ti ke fëmijë, analizoji gjërat si një nënë e përgjegjshme dhe promovo etikën e duhur për mbrojtjen e fëmijëve”, ishin vetëm disa nga përgjigjet më të ashpra që këngëtarja mori për foton e saj.