ShowBizzz

Fansi u dënua nga policia duke dëgjuar një nga këngët e tij, Butrint Imeri bën gjestin e papritur

Një fans i Butrint Imerit, kishte lëshuar në maksimum një nga këngët e artistit, ndaj dhe u gjobit nga forcat e rendit.

Pas kësaj, ai ia dërgoi Butrintit gjobën nga policia, derisa iu drejtua me një kërkesë; t’ia paguante atë.

Mirë kishte bo me ma ‘pagu’ këtë dënim, se me këngë ‘tane’ m’kanë dënu. Zani në kupë të qiellit”, i shkroi ai artistit shqiptar.

Këngëtari më pas vendosi që t’ia paguante gjobën, mirëpo iu drejtua fansit të tij me një kërkesë, duke i kërkuar për kujdes.

Këtë herë të pagova, po tjetër herë mos u ngut për pak”, shkroi Butrinti pas gjithë kësaj situate.



lokimagazine