Horoskopi

“Fati do t’ja shtrojë rrugën kësaj shenje”, Horoskopi javor nga Paolo Fox: Nota për secilin prej jush

javor

DASHI: Hera-herës ndieni se nuk keni liri veprimi, duke qenë se Marsin dhe Hënën i keni kundër. Nëse do të reagoni, do të ndiheni të çliruar, por gjithmonë duke ruajtur etiketën. Dashuria jua ka mbërthyer zemrën. Në aspektin profesional duket se favoret e pamerituara janë ato që ju shqetësojnë më së shumti. Nuk doni që asgjë t’ia lini fatit në dorë. Yjet ju këshillojnë të bëni shëtitje në perëndim të diellit, që të qetësoni nervat. Vlerësimi për këtë javë do të jetë me notën 6.

DEMI: Duket se ju jeni një ndërmjetës i përsosur. Hëna ju bën më mirëkuptues, aq sa do të mund të qetësoni edhe debatet më të ndezura. Aftësia juaj për t’u marrë me thelbin e gjërave dhe jo me çikërrimat ju bën kreun e çdo tryeze. Dashurinë e keni afër. Puna është gjithëpërfshirëse në nivele shumë të larta. Fati do t’ju ndihmojë shumë këtë javë. Këshilla e yjeve është që të kaloni më shumë kohë me familjen. Vlerësimi për këtë javë është me notën 8.

BINJAKËT: Nuk jeni shumë të qëndrueshëm në mendimet tuaja këto kohë. Le të themi se do ta keni të vështirë që të jeni racionalë dhe me këmbët në tokë gjatë këtyre ditëve. Për gjithçka e ka fajin Mërkuri i vendosur në pozicion të pafavorshëm. Ju doni medoemos të bini në sy, qoftë dhe duke e ekzagjeruar me pamjen tuaj. Dashuria premton shkëndija. Me punën duket se nuk i keni gjërat shumë në vijë. Fati ju dikton të përfshiheni në ndërmarrje të pazakonta. Yjet ju këshillojnë që të bëni plane afatshkurtra. Vlerësimi për këtë javë është me notën 6 e gjysmë.

GAFORRJA: Përjetoni dashurinë romantike, atë ku flisni me zemër të hapur, duke parë në sy njëri-tjetrin, sepse jeni veçanërisht të frymëzuar nga Hëna në shenjën tuaj. Lidhja juaj do të bëhet më e zjarrtë, por pa harruar ëmbëlsinë dhe ndjeshmërinë. Dashuria do të jetë si një buqetë emocionesh në aspektin fizik dhe shpirtëror. Në punë do të arrini t’i zbuloni të gjitha sekretet. Fati do t’ju ndihmojë shumë këtë javë. Vlerësimin do ta keni me notën 8.

LUANI: Gjithçka që ju nevojitet është një skenë, dritat e projektorit mbi vete dhe një audiencë për të krijuar shfaqjen e përsosur. Keni fizikun dhe aftësinë e duhur për t’i mbajtur të gjithë të mbërthyer pas vendit, që në fund të merrni duartrokitjet e merituara. Kur keni Venusin dhe Marsin në favorin tuaj, rezultati është gjithmonë i njëjtë, të shoqëruar me brohoritje. Tashmë jeni bërë ekspertë në fushën e dashurisë. Puna do t’ju ecë mirë këtë javë. Fati i takon atyre që dinë të tregohen këmbëngulës. Këshilla për ju është që të bëni një udhëtim kulturor jashtë qytetit. Vlerësimin do ta keni me notën 7.

VIRGJËRESHA: Hëna ka të njëjtin efekt mbi ju si muzika latine. Do t’ju shohim më të lirshëm këtë javë dhe të gatshëm për dialog. Nëse do të arrini të kapërceni standardet që i keni vënë vetes, do të mund të përballeni me pengesat e vogla, të bezdisshme që nuk i kishit parashikuar. Në dashuri do të përjetoni momente pasioni. Në punë dialogu do të jetë gjithëpërfshirës. Fati do t’jua shtrojë rrugën. Vlerësimin do ta keni me notën 7 +.

PESHORJA: Ndiheni mirë me Venusin në shenjë që ju favorizon. Duhet të përfitoni nga ky moment për t’i dhënë vetes vlerën e duhur. Tani është momenti që të reflektoni dhe të kërkoni që t’ju njihen meritat, duke qenë se Hëna është në pozicion të pafavorshëm dhe Marsi në shenjën tuaj. Nuk është e thënë që të bëheni mik me këdo që ju ofron miqësinë, jini më përzgjedhës. Në dashuri do të përjetoni kënaqësi të pafundme. Në punë jeni në pritje të konfirmimeve. Yjet ju këshillojnë që të jeni më të informuar për situatën në vend dhe kudo. Vlerësimin do ta keni me notën 7.

AKREPI: E keni të pamundur ta mbani të qeshurën, kur përballeni me marifetet e të tjerëve. Edhe pse Hënën e keni në anën tuaj, mos harroni se Venusin e keni kundërshtar. Padrejtësitë ju shqetësojnë. Ju dini si ta shfrytëzoni rastin më së miri dhe me bujë madje. Në dashuri do të keni njohje të reja, edhe pse klandestine. Në punë do të jeni të aftë të mbroheni sa herë të lindë nevoja. Ju nuk besoni në fat, por vetëm në forcat tuaja. Kërkoni për vende të reja që mund të vizitoni. Vlerësimin do ta keni me notën 6 e gjysmë.

SHIGJETARI: Keni vërtet nevojë të shpërqendroheni, të kaloni sa më shumë kohë jashtë zyrës, që duket se është bërë një ambient i patolerueshëm për ju për shkak të Mërkurit në pozicion të pafavorshëm. Nuk keni pse të shkoni larg, kur mund ta gjeni qetësinë në ambientin e shtëpisë suaj. Merreni veten me të mira ndërkohë që planifikoni udhëtimin e ardhshëm jo shumë larg prej këtu. Tregohuni të ngrohtë me partnerin. Në lidhje me punën shikoni se çfarë do t’ju rezervojë e ardhmja e afërt. Fatin duhet ta kapni fluturimthi. Vlerësimin për javën do ta keni me notën 6 e gjysmë.

BRICJAPI: Rrezikoni që ta humbni plotësisht kontrollin këtë javë, të stimuluar nga Marsi dhe Hëna në pozicion të pafavorshëm. Jeni gati t’i bëni moral kujtdo që do t’ju afrohet. Shfrytëzojeni këtë energji për të bërë diçka të dobishme për veten tuaj. Bëni të pamundurën që të vendosni drejtësinë në vend. Në aspektin e dashurisë për momentin nuk do të keni asnjë të re. Në punë do të keni polemika të ashpra. Fati nuk duket se ju ndihmon shumë. Yjet ju këshillojnë që të qetësoheni. Vlerësimin do ta keni me notën 5 e gjysmë.

UJORI: Tani që e keni marrë veten pothuajse plotësisht, dëshironi të rikuperoni gjithçka dhe të fitoni mbi të gjithë. Ndiheni të ekzaltuar për shkak të ndikimit të Marsit në shenjën tuaj, që ju bën më të shkathët dhe konkurrues. Në dashuri gjithçka do t’ju shkojë më së miri. Në punë do të jeni shumë të përkushtuar. Këshilla për ju është që të mos bëni shumë plane, por t’i merrni gjërat si të vijnë. Vlerësimin do ta keni me notën 6 deri në 7.

PESHQIT: Do të mendoni gjatë këtyre ditëve për gjërat që keni përjetuar në të shkuarën, ashtu si fotografitë që portretizojnë brezat ndër vite. Mos u merrni shumë me llogaritje, por udhëhiquni nga emocionet, duke qenë se Hënën e keni aleate. Me siguri që kështu do të arrini të gjeni dhe kuptimin e jetës. Dashurinë do ta përjetoni si një festë të vërtetë. Në punë do të arrini rezultate të kënaqshme. Fati do t’ju buzëqeshë. Yjet ju këshillojnë që të përqendroheni më shumë në gjërat që keni përjetuar së fundmi. Vlerësimin do ta keni me notën 6 +.