ShowBizzz

Fedez në gjendje të keqe shëndetësore, merret me ambulancë në aeroport

Probleme të reja shëndetësore për Fedez i cili mbrëmë u ndje i sëmurë teksa ishte në aeroplan duke shkuar për në Pulia për një shfaqje live dhe u dërgua në spital sapo u ul.

Lajmin e ka bërë të ditur stafi i tij përmes llogarisë së këngëtarit në Instagram, duke shpjeguar kështu mungesën e tij në mbrëmjen e planifikuar në klubin e natës Praja në Gallipoli.

“Fatkeqësisht, gjatë fluturimit për në Gallipoli, Federico nuk ishte mirë, ai u ndihmua nga një ambulancë në aeroport dhe për momentin është ende në pritje të rezultateve.

Për këtë arsye ai nuk do të mund të jetë i pranishëm në mbrëmjen e planifikuar në Praja di Gallipoli këtë mbrëmje. Ju kërkojmë ndjesë të gjithëve për shqetësimin. Stafi”, shkruhet në postimin e bërë nga stafi i tij.

Pak orë më parë, pasditen e së premtes, Fedez kishte postuar disa Instastory nga Sardenja, ku ndodhet me pushime, teksa po notonte në det.

Imazhi i fundit e shfaqte atë nga pas teksa hipi në një avion privat në drejtim të Galipolit, ku do të performonte dje.

Sëmundja vjen më pak se një muaj pas shtrimit të tij në spital më 11 korrik në Poliklinikën e Milanos për shkak të gjakderdhjes së brendshme, gjatë së cilës reperi iu nënshtrua një gastroskopie kontrolli.