ShowBizzz

Fedez shtrohet me urgjencë në spital!

Ka qenë një mbrëmje aspak e lehtë ajo e kaluara për reperin Fedez teksa i është dashur të shtrohej me urgjencë në spital. Reperi ka qenë në fluturim për në Pulia teksa papritur është ndjerë keq dhe pasi ka zbritur në aeroport është shoqëruar nga një autoambulancë për në spital. Autoriteti Shëndetësor Vendor i Brindisit bëri të ditur se ai iu nënshtrua marrjes së gjakut dhe trajtimit me ilaçe kundër dhimbjeve dhe se në orën 03:51 të mëngjesit të sotëm me kërkesën e tij ka dalë nga spitali. Lajmin e ka bërë të ditur një postim në instagramin e Fedez.

“Fatkeqësisht gjatë fluturimit për në Gallipoli, Federico nuk ishte mirë, ai u ndihmua nga një ambulancë në aeroport dhe aktualisht është ende në pritje të rezultateve. Për këtë arsye ai nuk do të mund të jetë i pranishëm në mbrëmjen e planifikuar në Praja di Gallipoli këtë mbrëmje. Ju kërkojmë ndjesë të gjithëve për shqetësimin.”: shkruhet në postim.



bal