Lajme

Fëmija 7-vjeç goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

Një fëmijë 7-vjeçar është goditur nga vetura në mbrëmjen e sotme në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka njoftuar ka njoftuar se 7-vjeçari pasi ka pranuar tretmanin mjekësor është liruar, ndërsa po bëhen përpjekje për identifikimin e drejtuesit të automjetit të përfshirë në aksident.

“Më datën 06.09.2026, rreth orës 19:27, në rrugën ‘Sali Çeku’ në Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshirë kanë qenë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një fëmijë, i moshës 7-vjeç, i gjinisë mashkullore. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident nuk është ndalur në vendin e ngjarjes dhe është larguar nga aty. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe gjetjen e automjetit dhe drejtuesit të tij, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, ka njoftuar Veseli.

Të Ngjashme