ShowBizzz

Fëmija është alergjik, si t’ja bëj gjatë pushimeve?

Alergjitë e fëmijëve nuk largohen kur ju shkoni me pushime. Ato mund të shfaqen pavarësisht vendit që zgjidhni t’i kaloni në det, mal apo diku tjetër.

Zgjidhni mjetet e duhura të transportit

Nëse udhëtoni me makinë, mbajini mbyllur xhamat dhe përdorni ajër të kondicionuar, në rast se keni alergji nga poleni.

Nëse udhëtoni me tren, përpiquni të merrni disa sende personale me vete, si për shembull jastëk etj.

Destinacioni më i mirë

Deti apo mali për ata që janë alergjikë? “Kjo varet nga lloji i alergjisë – shpjegon Roberto Bernardini, president i Siaip. Nëse një fëmijë është alergjik ndaj merimangave, një nga shkaqet kryesore të sulmeve të astmë, është më mirë të shkoni në një vend me klimë të thatë. Në këtë rast, mali mbi 1.500 metra është ideal”.

Nëse, nga ana tjetër, fëmija është alergjik ndaj mykut, çdo klimë e thatë është e mirë.

Për të filluar udhëtimin, ju duhet të zgjidhni orët e para të mëngjesit ose në mbrëmje, kur përqëndrimi i polenit në ajër është më i ulët.

Vëmendje ndaj intolerancave të ushqimit

Duhet të dini ekzaktësisht çfarë ushqimesh shkaktojnë alergjinë, në mënyrë që t’i shmangni. Merrni gjithashtu me vete ilaçet e alergjisë.

Nëse fëmija ka alergji nga insektet, kini parasysh se qëndrimi sa më shumë jashtë rrit shanset e pickimit nga insektet.