LifeStyle

Fëmija im është shumë agresiv. Si të veproj?

Kjo është një fazë normale që e kalojnë të gjithë fëmijët, sapo rriten pak e kanë mundësinë fizike për ta bërë diçka të tillë. Agresiviteti mund të shkaktohet nga zemërimi, tronditja, zhgënjimi, nga përballja me një situatë të panjohur etj. Në disa raste, agresiviteti mund të jetë edhe shenjë që fëmija po kërkon vëmendjen tuaj.

Edhe uria, etja, lodhja mund të shkaktojnë sjellje agresive tek fëmijët. Pothuajse të gjithë fëmijët e vegjël veprojnë herë pas here në mënyrë agresive dhe disa do të kalojnë nëpër faza më të zgjatura të agresivitetit. Agresioni i fëmijës suaj ka shumë të ngjarë të zvogëlohet pasi aftësitë sociale dhe gjuha e saj të pasurohen.

Si të silleni kur fëmija është agresiv?

– Reagoni menjëherë për të treguar se është sjellje e gabuar.

– Kurrë mos u bëni agresivë edhe ju.

– Nëse është agresiv se nuk bën dot diçka, shpjegojani ju si ta bëjë.

– Tregoni qëndrueshmëri, asnjëherë mos i toleroni këto sjellje që fëmija të mësohet çfarë është e gabuar dhe çfarë është e saktë.

– Pyeteni fëmijën si ndihet.

– Mos i vendosni shumë afate kohore, pasi disa studime kanë treguar që fëmijët që janë më të limituar tregohen më agresivë.

– Nëse vëreni agresivitet më shumë se ç’mund të jetë e pranueshme, këshillohuni me specialistin.