ShowBizzz

“Fëmijët kanë frikë se mos vdes”/ Përlotet Celine Dion: Sëmundja vë në rrezik jetën time

Këngëtarja kanadeze Celine Dion ndau udhëtimin e saj thellësisht personal me sindromën e njeriut të ngurtë në një intervistë me Sunrise. Këngëtarja 56-vjeçare zbuloi se djemtë e saj Nelson, Eddie dhe Rene-Charles ishin të shqetësuar se mos ajo vdiste.

Edhe pse u diagnostikua gati dy vjet më parë, beteja e Dion me këtë çrregullim të rrallë neurologjik filloi shumë më herët. Në një intervistë paraprake, ylli kanadez foli me gazetaren e “Sunrise” Miley Hogan për ndikimin që sindroma ka pasur në jetën dhe familjen e saj.

“Nuk e kam mamin, nuk e kam as babin”, tha Dion, me zërin që i dridhej nga emocioni. “Fëmijët e mi janë të frikësuar sepse kanë humbur babanë e tyre dhe pyesinin veten se mos ndodhte e njejta gjë me mua. Nuk dua të vdes, nuk dua të gënjej.”

Këngëtarja tregoi se problemet e saj shëndetësore nisën me simptoma misterioze që e lanë atë dhe fëmijët e saj në një gjendje shqetësimi të vazhdueshëm.

“Isha e frikësuar” pranoi ajo. “Mund të jetë kërcënuese për jetën. Çfarë do të ndodhë”

Dion u diagnostikua zyrtarisht me sindromën në dhjetor 2022, një zbulim që padyshim i ndryshoi jetën dhe karrierën e saj. Sindroma e personit të ngurtë është një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton ngurtësi dhe spazma progresive të muskujve.