LifeStyle

Femrat problemet i zgjidhin me bisedë, ndërsa meshkujt me seks

Për t’u arritur balanca e përkryer në lidhje dhe për të qenë të dy partnerët të lumtur, meshkujt duhen të kenë më shumë vullnet për të biseduar për problemet, ndërsa femrat duhen të jenë më zemërgjera në dhomën e gjumit, ka treguar hulumtimi i ri.

Qendra për këshillim në lidhje “Relate” thekson që mënyrat e ndryshme me të cilat meshkujt dhe femrat përballen me pikëllimin emocional zbulojnë stereotip at tipikë, siç është sikleti, të cilën e ndiejnë meshkujt kur duhet të kërkojnë ndihmën e këshilltarit për lidhje.

Derisa femrat preferojnë të zgjidhin problemet me bisedë para se të bëhen serioze, meshkujt presin derisa “anija nuk fillon të fundoset”.

Hulumtimi ka treguar që për shkak të kësaj pjesëtarët e gjinisë më të fortë më shpesh vuajnë nga depresioni ose i jepen alkoolit.

“Meshkujt në këshillim mund t’i çoni vetëm me forcë dhe atëherë do të ankohen. Ata zgjidhjen e kërkojnë vetëm kur “anija fundoset”. Thjesht sillen thuajse problemet nuk ekzistojnë. Femrat nga ana tjetër do të kërkojnë ndihmë para se të ndodhë diçka katastrofike”, ka thënë këshilltari i “Relate”, shkruan Daily Mail.

Hulumtimi ka treguar edhe diçka që është e njohur përgjithësisht, që meshkujt i motivojnë nevojat e thjeshta kryesisht të natyrës seksuale. Dhe kur pranojnë të kërkojnë ndihmën e këshilltarëve për lidhjet, meshkujt këtë e bëjnë vetëm pse mendojnë që do të shpërblehen me më shumë seks.