LifeStyle

Femrat të cilat nuk i kanë bajamet dhe zorrën qorre, janë më të plleshme se të tjerat

Hulumtimet shkencore ndonjëherë arrijnë deri te rezultatet e pazakonta. Mirëpo, kjo vërtet është befasuese

Hulumtimi 15 vjet i gjatë, i bërë në Britani të Madhe, ka zbuluar që femrat, të cilave në rini u janë eliminuar bajamet apo zorra qorre, kanë më shumë shanse të ngelen shtatzënë sesa të tjerat, madje edhe në moshën e hershme.

Përse ndodh kështu, ekspertët nuk e kanë të qartë, mirëpo flitet shumë për rezultatet e këtij studimi, mostrat e të cilëve nuk janë të vogla.

Siç është pritur, në gjysmë milionë të femrave, lidhja shkak-pasojë ekziston – te femrat të cilat kanë pasur njërën ndër këto dy operacione shpeshtësia e mbetjes shtatzënë është më e madhe se te ato të cilat nuk i kanë pasor asnjërin nga këto operacione, ndërkaq edhe më e madhe në rastin e femrave të cilat i kanë pasur të dy operacionet.

Përqindja e femrave të cilat kanë pasur së paku një shtatzëni pas operacioneve është 54 (zorra qorre), 53 (bajamet), 59 (të dy operacionet. Te femrat të cilat nuk kanë pasur operacione mesatarja është 44 për qind.

Megjithatë, operacioni vetvetiu nuk e shton plleshmërinë.

Ky hulumtim nuk do të thotë që eliminimi normal i zorrës qorre drejtpërdrejt shton plleshmërinë.

Mirëpo, femrat e reja të cilat kanë qenë të detyruara që të operojnë zorrën qorre ose bajamet, mund të jenë të sigurta që kjo nuk do të ndikojë negativisht në potencialin e tyre që një ditë të bëhen nëna.