Analisti politik, Hysamedin Feraj, ka reaguar lidhur me idenë për hapjen e Konsullatës së Serbisë në Shkodër.
Sipas tij, konsullata nuk do të kishte për synim komunitetin serb në qytet, por ndikimin te shqiptarët dhe përhapjen e “serbizimit të mendimit”.
Ai shtoi se një rol të ngjashëm pritet të ketë edhe Konsullata e Shqipërisë në Bujanoc.
“Konsullata e Serbisë nuk ka synim të punojë me 54 serbë të Shkodrës por me shqiptarët për përhapjen e serbizimit të mendimit në Shqipëri. Miladini as Dushani nuk punuan me serbët as malazezët e Shqipërisë, por me shqiptarët. Të njëjtën punë pritet të bëj konsullata e Shqipërisë në Bujanoc”, shkroi ai.
