ShowBizzz

“Ferma Vip”/ Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana: Nëse je ndjerë e dhunuar, ai djali del jashtë…

Një situatë mes Adit dhe Mozës, ka shkaktuar shumë reagime në rrjet. Shkak u bë një mision që Agai i kishte dhënë Mozës, Sonit dhe Donës, për të prishur lojrat që po bëheshin.

Për të ndaluar prishjen e lojrave, Adi ka kapur Mozën nga krahët, duke e penguar. Vetë Moza ka treguar detaje nga ajo ngjarje.

Të lidhura

None found

“U bë një ekzagjerim i madh. Ti nuk ke edukatë fare moj, mbylle gojën (drejtuar Sonit). U ndalua loja që të pastrohej fusha.

Adi më mbante si kukull dhe aty e ndjeva veten që te isha një ashkël, jo njeri dhe më mbante në ajër”, tha Moza.

Por i menjëhershëm ka qenë ndërhyrja e moderatores Arbana Osmani, e cila i ka kërkur Mozës që të sqarojë nëse është ndjerë e dhunuar apo intimiduar nga Adi. Në rast se është ndjerë e tillë, sipas moderatores, Adi largohet nga Ferma Vip.

“Moza nëse je ndjerë e dhunuar na e thuaj, sepse kjo gjë i rrezikon qëndrimin atij djalit aty”, tha Arbana.

Por Moza e mohoi një gjë të tillë.

“Jo aman mos ma nxirrni këtë. Adin e dua këtu”, vazhdoi Moza.

Të Lidhura:

  1. Të përjashtohet!/ Ndjekësit shpërthejnë ndaj Ilir Shaqirit pas këtij veprimi kundrejt Moza Ahmetit
  2. Suprizë në Ferma VIP! Tayna dërgon një dron posaçërisht për Moza Ahmetin!
  3. Mimoza Ahmeti bën deklaratën e papritur: Jam mësuar të tor*urohem, unë jam pa kujtesë dhe jeta më pëlqen e gjallë (VIDEO)
  4. Moza “thyen rregullin”, nuk shkon tek Agai: Përtoj të ngrihem, sa u rregullova

Të Ngjashme