Lajme

Fermerët evropian protestojnë,vijojnë bllokadat rrugore në Francë, Belgjikë e Holandë

Fermerët europian prej disa ditësh kanë nisur protestat dhe po ushtojnë presion mbi qeveritë e tyre për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre për subvencione më të mëdha për prodhimet e tyre, për më pak burokraci dhe për mbrojtje kundër importeve të lira.

Fermerë të shumtë francezë vendosën të mbajnë bllokadat e ngritura rrugëve, pavarësisht thirrjes së sindikatave për t’i hequr ato. Kryeministri Gabriel Attal njoftoi një paketë masash që përfshinte subvencione shtesë, si dhe lejen për të përdorur pesticidet në vende të tjera të BE-së.

Por protestuesit konstatuan kontradikta mes premtimeve të Attal dhe deklaratave të ministrave të tij.

“Tani ne presim që qeveria franceze të jetë më e qartë dhe më e saktë, në mënyrë që të kuptojmë atë që është thënë pasi duket se ka pasur mospërputhje mes kryeministrit dhe ministrave të tij. Ndaj ne kemi kërkuar sqarime të mëtejshme dhe më shumë elementë për të kuptuar më mirë çfarë është thënë.”

Pas një dite protestash të ashpra në Bruksel, ku femerët nga e gjithë BE mbushën sheshin e Parlamentit Europian me traktorë për t’iudrejtuar liderëvetë cilët ishin mbledhur për një konferencë në PE, këta të fundit pranuan të takoheshin me protestuesit.

Sheshi para parlamentit Parlamentit Evropian u mbush me traktorë dhe më pas vijoi kaosi teksa fermerët ndezën zjarre dhe rrëzuan statuja dekorative. Fermerët vazhduan duke qëlluar ndërtesën e BE me vezë, pleh dhe gurë.

Rrugët kryesore të Brukselit u bllokuan nga rreth 1,000 traktorë, sipas vlerësimeve të policisë në trazirat e ngjashme me shumë qyteteve të tjera evropiane që janë zhvilluar gjatë kësaj jave.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se fermerët mund të mbështeten tek BE-ja. Por protestat vazhduan edhe të premten. Fermerët belgë bllokuan tre autostrada që të çojnë drejt Holandës, me ta u bashkuan edhe fermerë holandezë. Këta të fundit mbajtën protesta edhe në qendër të Amsterdamit, në një pikë shpërndarjeje në provincën Arnhem.

Edhe në Portugali fermerët protestues bllokuan aksesin drejt lumit të Lisbonës.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo