ShowBizzz

Fermerët kundër Valerit, Flori i jep paralajmërimin e fundit: Nuk do e toleroj më

Sjelljet e fundit të Valerit kanë sjellë kritikat e shumicës së fermerëve ndaj tij.

Pas Marianës, Flori është një tjetër fermer që ankohet me sjelljet e Valerit, teksa thekson se i ka kaluar caqet. Teksa solli në vëmendje rastet kur e ka bezdisur, aktori shtoj se nuk do e toleroj më nëse Valeri vijon me të njëjtat veprime.

“Unë nuk do i flas më e nuk kam dëshirë t’i flas më. Një burrë 40 vjeç bën si kalama. Jam i bindur që ky nuk është kështu jashtë, se jashtë nuk të fal kush. Këtu ka ca rregulla që duhet ti respektojmë e nuk kalojmë dot në ofendime dhe kontakt fizik. Ka kaluar 3 herë caqet me mua. Nuk di si t’ia shpjegoj që një veprim më bezdis e mos e bëj më. Dy herë më lagu dhe një herë më vendosi stërkëmbësh. Flet nëpërdhëmbë, provokon. Ok, është loja e tij, por kontakt fizik nuk lejoj. Unë jo për 100 mijë euro nuk e shes dinjitetin, por as për 5 milionë euro”, tha Flori.

TS Poll - Loading poll ...

Edhe Ditea, tha se Valeri hedh kunja herë pas here, aq sa keqkuptohet nga fermerët.

“Valeri thotë gjëra nëpër dhëmbë që ndonjë herë edhe keqkuptohet. Nëse kam debat me një person, pas një ore nuk mund ti them je veshur bukur. Kur dikush të thotë që nuk të duroj dot e mos më fol, mos e ngacmo. Një konflikt pata me Baby G dhe mora kohën time dhe dje u ulëm e diskutuam. Ne nuk po kuptojmë kush është Valeri i vërtetë. Limitet janë limite”, tha Ditea.

Vetë Valeri, kërkoi falje për sjelljet e tij ndaj Florit dhe premtoi se nuk do ndodhin më.



ks