ShowBizzz

“Ferrari” e Bardhit dhe Melindës për tri ditë arrin mbi dy milionë klikime

Bardhi dhe Melinda Ademi rreth tri ditë më parë sollën bashkëpunimin e tyre të parë.

“Ferrari” mban titullin ky projekt, të cilin e kanë kompletuar edhe me një videoklip të realizuar në Itali.

Kënga e tyre u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe vetëm për pak ditë ka arritur mbi dy milionë klikime në YouTube.

TS Poll - Loading poll ...

Të njëjtit kanë bërë edhe një paraqitje të mahnitshme në videoklip, zhanret e të cilëve janë përputhur tejet mirë.

Përkundër se është hera e parë, ky kombinim mori reagime pozitive nga publiku.

Veç kësaj, ata kanë paralajmëruar edhe projekte të tjera solo që do të publikohen gjatë verës.

Dyshja gjithashtu janë shumë të kërkuar nëpër mbrëmje e koncerte.