ShowBizzz

Festa kthehet në tragjedi, vdesin 46 persona në Indi

Rreth 46 persona raportohet se kanë humbur jetën në Indi, pasi një festë u kthye në tragjedi.

37 fëmijë dhe shtatë gra u mbytën teksa ishin duke notuar në lumenj dhe në liqene në veri të këtij vendi, pas organizimit të një feste hindu, raporton BBC.

Edhe gjatë viteve të kaluara pas organizimit të këtyre festave janë raportuar ngjarje të tilla të rënda.

TS Poll - Loading poll ...

Sipas mediave lokale, lumenjtë dhe liqenet ku ishin organizuar këto festa ishin në nivel të lartë uji edhe për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme që kishin përfshirë vendin ditët e fundit.



ks