Një turiste e huaj i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një incident të ndodhur në picerinë ‘Corner’ në zonën e Golemit, ku, sipas saj, ajo dhe bashkëshorti u përballën me një sjellje fyese dhe agresive nga një kamarier.
Sipas dëshmisë së saj, çifti kishte porositur ushqim, por për shkak se nuk konsumojnë mish derri, ajo donte të pyeste nëse pica që kishin marrë përmbante këtë përbërës. Turistja thotë se u përpoq disa herë të tërhiqte vëmendjen e kamarierit, por ai e injoroi për rreth 20 minuta, ndonëse vazhdonte të shërbente tavolina të tjera.
See also Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona! Momenti kur dalin me pranga në duar nga banesaAjo shprehet se, pasi iu afrua vetë kamarierit për t’i kërkuar sqarime, komunikimi u tensionua dhe vendosën të largoheshin nga lokali pa konsumuar ushqimin. Sipas saj, në atë moment kamarieri u kërkoi pagesën, ndërsa ajo refuzoi duke argumentuar se nuk kishin prekur ushqimin dhe se ishin trajtuar në mënyrë të papërshtatshme.
Në videon e dërguar në redaksinë e JOQ Albania shihet kamarieri duke ofenduar çiftin me fjalor banal, ndërsa dëgjohet t’u drejtohet me shprehje fyese në gjuhën shqipe. Në pamje ai shfaqet gjithashtu me një sjellje agresive ndaj turistëve, ndërsa persona të pranishëm në lokal ndërhyjnë për ta qetësuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
See also Harta e arsenalit balistik, deri ku mund të godasin raketat e Iranit dhe sa e rrezikuar është Shqipëria?Turistja thotë se pas incidentit as menaxheri dhe as pronari i picerisë nuk kontaktuan me ta për të kërkuar ndjesë apo për të sqaruar ngjarjen.
“Kalova 10 ditë të mrekullueshme në Shqipëri dhe kjo ishte dita jonë e fundit. Nuk e prisja kurrë të përballesha me një trajtim të tillë në një zonë turistike. Ishte një eksperiencë shumë tronditëse për mua dhe bashkëshortin tim”, shprehet ajo në mesazhin e dërguar..
