Libri autobiografik i aktores australiane, Rebel Wilson, të titulluar “Rebel Rising”, kanë nxjerrë në dritë një histori të errët të saj, që lidhet me familjen mbretërore britanike.
Ajo ka shkruar se në vitin 2014 ka marrë një ftesë nga një anëtar i paidentifikuar i familjes mbretërore britanike, për të marrë pjesë në një festë, cila doli të ishte festë me orgji dhe drogë.
“Më ftuan minutën e fundit në festën e një miliarderi teknologjik, djali që më ftoi, i cili është, të themi, i 15-ti ose i 20-ti në radhën e fronit britanik, i tha një mikut tim, ne kemi nevojë për më shumë vajza”, ka shkruar ajo.
Aktorja ka shkruar se u gjend në një fermë, në një vend të panjohur, jashtë Los Anxhelosit.
“Aty ishte çmenduri. Burrat po galoponin mbi kuaj, vajzat e veshura si sirenë ishin në pishinë… Ishte një pasuri e madhe dhe, pasi ishte larg çdo gjëje, u siguruan dhoma për të ftuarit për të kaluar natën. Nga ora dy e mëngjesit një djalë vjen me një tabaka me atë që duket si karamele, por ishte drogë”, tregon ajo.
Wilson shkruan se aty ka kuptuar se pse ata kishin kërkuar më shumë vajza në festë.
“Ata nuk i referoheshin thjesht një raporti më të ekuilibruar mashkull-femër, por një orgjie. Është e panevojshme të thuhet, por mora gjerat e mia dhe ika”, thotë ajo.