Festivali i Këngës në RTSH, ngjarja më e madhe e muzikës në Shqipëri, filloi mbrëmë edicionin e 62-të.
Me 18 këngë pjesëmarrëse për Natën e 1, dhe 17 të tjera do jenë sonte në natën e 2-të.
Artistja nga Gjakova Festina Mejzini pjesëmarrëse në shumë kompeticione, zë i spikatur gjithmonë si unike erdhi për herë të katërt në këtë festival e pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku në salle e deri tek ne.
Siç duket Festina vazhdon të mbetet pretendente, përveç emrit të saj tashmë edhe kënga ka marr jehone si pretendete kryesore.
Këtë vit fituesin për në Eurovision e dërgojnë votat e publikut.
Kurse, çmimi i festivalit vendoset nga votat e jurisë.