Filloreta Raçi-Fifi prej disa vitesh po shijon një romancë dashurie me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushin.
Artistja nga Ferizaj këtë herë në rrjete sociale i ka bërë një dedikim me rastin e ditëlindjes.
Ajo shtoi: “Më fal që nuk jam gruaja perfekte po për familjen tonë të vogël, për ne, për ty, unë do të bëj atë që nuk bëhet. Të dua shumë o babi i bebit tem”.
Ata kanë bashkë një fëmijë, Theo Mal, i cili erdhi në jetë prillin e vitit të kaluar.