Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur ndryshe si Fifi është prej disa vitesh në një romancë me Adis Patushin.
Fifi në këtë ditë të rëndësishme për partnerin vjen me një urim në Instagramin e saj ku shkruan:
”Shumë urime për njeriun e jetës time. Më fal që nuk jam gruaja perfekte po për familjen tone të vogël, për ne, për ty unë do të bëj atë që s’bëhet. Të dua shumë o Babi i bebit tim”.
Çifti bashkë kanë një fëmijë, Theo Mal quhet djali i tyre i cili erdhi në jetë prillin e vitit të kaluar.