Këngëtarja Fifi dhe ish-futbollisti Granit Cana, teksa ishin pjesë e sezonit të parë të “Big Brother VIP Albania”, krijuan një afrimitet me njëri-tjetrin.
Mirëpo teksa ishte së fundmi e ftuar në “Cherry on Top”, Fifi ka treguar paktin që bëri me Granitin para hyrjes në reality show.
Ajo tregoi se me Granitin njihej më parë dhe se e kishin lënë të shtireshin për krijimin e një lidhje bashkë, pakt ky që nuk u mbajt nga ish-futbollisti.
“Para se të hyja në BBV kam bërë një marrëveshje me Granitin që të bënin gjasme sikur do të lidhemi brenda. Në ditën e dytë kur jam fut në shtëpi dhe më ka thënë që ty të shikoj si motër. Njiheshim para se të hynim në BBV. Në fakt ne nuk e dinim se çfarë do të ndodhim me neve, a do të kishim atë shikueshmëri, nuk e dinim atë impakt. Etikën e kemi pasur në vend të parë. Thosha me vete “pse po më nxjerr ky sikur po vdes mbas këtij”, ndërkohë që kishim marrëveshje për të bërë lojë”, tha ajo.
lokimagazine