ShowBizzz

Fiku dritat e shtëpisë, Egla flet si fituese e edicionit të tretë të “BBV”

Aktorja e njohur Egla Ceno është fituese e Big Brother Albania VIP 3, duke u bërë banorja e fundit në shtëpi, e ajo e cila fiku dritat.

Pas fitimit të Çmimit të Madh prej 100 mijë eurosh, Egla tha:

“Falënderoj që jeni bërë zëri, nga një format kaq i rëndësishëm, që jeni bërë zëri i këtyre mesazheve. Dhe më fal Ledion, të tregoj pak kurrizin”, ku në bluzën e Eglës shkruhej:

”E vogël, e brishtë, e pafajshm”.

‘Krrierën time e kam qendisur ndër vite, unë jam një aktore teatri, jam shumë e lidhur me teatrin. Ia dedikoj grave, vetes time, në fund të ditës e meritoja”, u shprehur Egla disa minuta pasi rrëmbeu çmimin e madh.

Kujtojmë se vendin e dytë doli aktori Julian Deda, në të tretin Romeo Veshaj, më pas e 4-ta ishte Heidi Baci e i 5-ti, Meriton Mjekiqi. Secili prej tyre u shpërblye me një çek prej 10 mijë eurosh.

 

Tags:



/TeVe