Infektimi me Covid 19 dy vite më parë e futën këngëtarin Bujar Qamili në një luftë të egër për jetën, teksa qëndroi 21 ditë në koma.
“Kanë qenë ditët më të tmerrshme të jetës sime”, tha artisti në një intervistë për “S’e Luan Topi”. Ai është mirënjohës ndaj djalit, që i ka qëndruar pranë gjatë gjithë kohës së qëndrimit në spital.
Tha se ka bërë s*ks me Albanon në Ferma VIP, Baby G bën deklaratën e fortë për Valerin
“Unë e mora Covid-in në Shqipëri dhe ika direkt në Itali. Mbaj mend 3-4 ditët e para, që isha i shtruar në spital. Pastaj, nuk di gjë në botë çfarë ka ndodhur me mua. Asgjë! Madje, kur e mora veten pas 21 ditëve, që a po shkoj a po rri, po më duket se Zoti më pa mirë dhe tha rri dhe pak se i duhesh një fije. Gjëja më e bukur, kur e kam pyetur djalin, që për mua ishte një shpëtimtar se më qëndroi në kokë 21 ditë, me ato veshjet e Covid. E falënderoj shumë dhe i jam shumë borxhli”.
Qamili kujton çastet e para kur u zgjua nga koma dhe bisedën me të birin.
Meri Shehu nuk e la të ikte, bën deklaratë dashurie për aktorin Massimiliano Varrese
“Unë shihja një dritë bezhë, ishte si perde. Fillova duke dëgjuar ca zëra kur po dilja nga koma. Kthej kokën dhe shoh djalin, nuk kam lënë fjalë pa e sharë, i thosha si më le këtu. Kur të bëhesh më mirë do flasim më thoshte. Bush, më tha, të kalojë kjo punë, po një gjë është e mirë, që ti nuk ke ditur asgjë në botë se çfarë ka ndodhur”.
Ky rrëfim preku dhe moderatoren Erjona Rusi, që kujtoi të atin e ndjerë, të cilin e thërriste ‘Bush’.
“Në Shkodër, jo vetëm ty të thërret djali Bush, por edhe ne e thërrisnim babin Bush dhe mu kujtua babi”.
ks