LifeStyle

Filmi i ri që po ia kalon “Barbie-t”

“Barbie” është aktualisht filmi më fitimprurës i vitit, por duket se mbretërimi i tij do të përfundojë shumë shpejt.

Filmi “Gran Turismo” e ka nisur shumë mirë dhe në javën e tij të parë ka fituar 17,3 milionë dollarë, ndërkohë që “Barbie” kishte grumbulluar 17,1.

Duket se ky film, ku interpretojnë Orlando Bloom, David Harbour dhe Archie Madekwe, do të jetë i pari sa i përket fitimeve totale në kinematë e gjithë botës.

“Gran Turismo”, që është i bazuar në historinë e vërtetë të Jann Mardenborough, një adoleshent i fiksuar pas videolojës me të njëjtin emër i cili u bë pilot i vërtetë, është prodhuar me një buxhet për 60 milionë dollarësh./Albeu.com