Lajme

Financimet nga Moska, Mother Jones nxjerr detaje të reja për Bashën

Pesë vite më parë, Mother Jones publikoi një artikull ku tregonte se si një kompani misterioze me bazë në Skoci kishte paguar një lobist amerikan të lidhur me republikanët për të ndihmuar një kandiat në Shqipëri dhe paratë mesa duket ishin të lidhura me Rusinë. Personi i cili përmendej në këtë artikull ishte pikërisht kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Së fundmi, një tjetër pjesë e re e engimës është zbardhur. Mother Jones ka risjellë sërish në vëmendje zanafillën e çështjes, ku u zbulua se 150 mijë dollar të konstratës së Partisë Demokratike me kompaninë e lobistit Nick Muzin kishin ardhur nga një burim i çuditshëm, Biniatta Trade, një kompani guaskë e regjistruar në Skoci nga dy kompani të tjera guaskë me bazë në Belize.

“Në vitin 2017, Nick Muzin  një ish-ndihmës i senatorit Ted Cruz (R-Tex.) i cili u bë një lobist i lidhur mirë dhe shumë i paguar  raportoi në dosjet në Departamentin e Drejtësisë se ai ishte punësuar për të fituar mbështetje në Shtetet e Bashkuara për Lulzim Bashën, kreun e Partisë Demokratike të Shqipërisë të qendrës së djathtë, i cili atëherë sfidonte kryeministrin aktual të Shqipërisë, Edi Ramën. Nuk kishte asgjë të pazakontë që një shitës me ndikim në DC të mbahej nga një politikan i huaj. Por një pagesë prej 150,000 dollarësh për shërbimet e Muzin kishte ardhur nga një burim i çuditshëm: Biniatta Trade LP, një kompani guackë e regjistruar në Skoci nga dy kompani të tjera guaskë me bazë në Belize”, thuhet në artikull.

Por Biniatta Trade kishte një zinxhir të ndërlikuar marrëdhëniesh korporative me kompani me bazë në Belize që u renditën në dosjet e korporatave si oficerë të dy firmave të tjera dhe ato dy kompani kontrolloheshin nga shtetas rusë.

Roli rus në çështjen e lobimit shqiptar, deri atëherë dukej gjithnjë e më i qartë. Por mbeti një pyetje kyçe: kush ishte pikërisht në Rusi pas saj?

Në fillim të këtij muaji, një ekip gazetarësh hetues në BBC, Korporata Transmetuese e Seychelles dhe Finance Uncovered zgjidhën një pjesë të misterit. Ata zbuluan se kompania skoceze guaska që paguante për lobimin e Muzin në SHBA për Bashën ishte në pronësi të një banori nga Moska.

Ky ekip gazetarësh investigativë hetuan së fundmi një dokument të një prej kompanive, dosjet e së cilës janë përfshirë në Pandora Papers: Alpha Consulting. Kjo firmë, me bazë në Seychelles dhe në pronësi të një shtetaseje ruse të quajtur Victoria Valkovskaya, krijon kompani të fshehta offshore për klientët e saj, shumë në ish-Bashkimin Sovjetik, duke përfshirë anëtarë të rrethit të ngushtë të liderit rus Vladimir Putin.

Biniatta Trade ishte ndër kompanitë guaskë të krijuara nga Alpha Consulting. Brenda Pandora Papers është një marrëveshje private e 28 Shtatorit 2018 që listonte një 40-vjeçar moskovit të quajtur Maxim Trofimets si pronar të Biniatta Trade. Dokumentet e zbuluara tregojnë se Alpha Consulting u përpoq të mbante sekret kontrollin e Trofimets mbi Biniatta, por një tjetër dokument, i gjetur mes çështjes së njohur si Pandora Papers zbuloi se Trofimets kontrollonte Biniatën.

Ndër të tjera në shkrim thuhet se ky informacion i ri i zbuluar nga Pandora Papers është më shumë provë se pagesa që mori Muzin ishte e lidhur me një projekt të ndikimit rus. Ndërsa Trump dhe aleatët e tij vazhdojnë të këmbëngulin se ndërhyrja ruse ishte e gjitha një mashtrim, provat për të kundërtën vazhdojnë të shfaqen .