Në rrjet është aluduar shpesh se fitorja e “Big Brother VIP Kosova 2” nga Lumbardh Salihu nuk ka qenë e merituar.
Për këto komente, Lumbardhi është pyetur teksa ka qenë i ftuar së fundmi në një intervistë.
‘Unë besoj që kur nuk të mbështet babai yt, kush do të mbështesë më parë? Jemi një fis i madh, normale që kam patur mbështetje nga familja, por unë e di që 100% populli më ka votuar.Kur po dal rrugës, kur kam aq shumë dashuri prej njerëzve, e shikoj që vërtetë më kanë votuar.Gjithmonë do të ketë spekulime, edhe po të fitonte dikush tjetër do të ishin folur këto gjëra.Nuk jemi këtu në votime komunale, publiku është shumë më i madh sesa një ndikim prej familjes.’- është shprehur ai.
lokimagazine