ShowBizzz

Fitoi çmimin “Oscar” por trofeun e mban në banjo, aktorja e njohur zbulon për herë të parë arsyen e çuditshme

Aktorja e njohur Kate Winslet fitoi çmimin “Oscar” në vitin 2009 për rolin e saj në filmin “The Reader”.

Mirëpo gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi në “The Graham Norton Show”, ajo ka zbuluar se trofeun e këtij çmimi e mban në banjo.

Kate tregoi se e ka lënë trofeun e saj në banjo që mysafirët e saj të ndjehen mirë, pasi sipas saj kur futen në tualet kalojnë pak kohë para pasqyrës me trofeun në dorë.

“Të gjithë duan ta kenë trofeun një herë në dorë, sigurisht. Vendi më i mirë me të vërtetë për të lënë çmimin ‘Oscar’ është në fakt tualeti. Sepse kur mysafirët hyjnë për një nevojë të vockël, ata vërtet mund të kalojnë kohën e tyre para pasqyrës me një çmim ‘Oscar’ në dorë. Gjithmonë mund ta dallosh sepse skuqen dhe pastaj ka edhe pesë minuta të tjera”, tha ajo.

Ndërsa shtoi: “E gjithë ideja është që të gjithë të ndjehen sikur e kanë fituar një herë një ‘Oscar’ në jetën e tyre. Ta marrin atë (trofeun) në dorë dhe të thonë një fjalim vet me vete, si: ‘Unë do të doja të falënderoja djalin tim dhe babin tim’ – dhe ju gjithmonë mund të dalloni kur dikush e ka bërë një gjë të tillë, sepse ata kalojnë pak kohë shtesë atje kur shkojnë. Ata do të dalin duke u dukur paksa me faqe rozë. Është histerike”.