Influenceri i njohur në rrjetet sociale, Kozak Braçi ka folur në lidhje me “karrierën” e tij në Tik Tok dhe rrjetet e tjera.
Ai është shprehur se ka nisur rritjen në rrjetet sociale me marrjen në pyetje të personazheve të njohur në Shqipëri, teksa ka treguar se tashmë fiton 50-60 mijë euro në muaj.
E teksa po diskutohej për problemet që Tik Tok ka sjellë, ku në Shqipëri janë shkaktuar edhe vetëvrasje, Kozaku tha se nuk është problemi te platforma, por te personat që shajnë dhe që kryejnë sjellje të pahijshme.
“Në tiktok fitojnë para njerëz që edhe nuk njihen duke bërë gjeste dhe veprime dhe ne na del nami. Shumë njerëz kanë fituar shumë lekë dhe unë jam një prej tyre.
Kam 50- 60 mijë dollarë në muaj nga tiktok. Unë hy në shumë live dhe duke qenë se jam i famshëm më shajnë nga familja, më shajnë nënën, gruan, më shajnë 5 muaj dhe tani unë njeri jam dhe do ti përgjigjem. Kur të cenojnë te familja 5 muaj rresht me gjak jam dhe unë. Unë nuk njihem në tiktok për sharje, njihem si Kozak për intervista.
Në Shqipëri duhet të ketë një polici që merret me tiktok dhe kush shan dhe kush bën veprime të pahijshme të dënohet sepse ato nuk janë gjëra normale. Unë përveç lojërave dhe muhabetet s’kam bërë gjë tjetër. Unë nuk është se rri shumë në tiktok maksimumi 1-2 orë. Pjesën tjetër të kohës e kaloj me nusen, djalin, prindërit, se kam jetën 24 orë me tiktok. Unë merrem me emisionin, kjo është puna ime”, tha ai për “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Kozaku në një nga “live” në Tik Tok
@big_show_vip Kozaku shan Limin, shokun e Cllevios. #kozakbraci1 #cllevio #stresi #cllevioserbiano44 #shevali #fyp #limi ♬ original sound – Big Show Vip
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo