“Traumë nëse fiton ai”- kështu është shprehur Anaid Kaloti për Romeo Veshajn, referuar këtij edicioni të Big Brother VIP.
I ftuar në “Wake UP”, Anaidi, dikur fitues i “Big Brother”, ka komentuar lojën e banorëve aktual.
I ndalur te Romeo, ai u shpreh se shumë persona do të ishin të zhgënjyer nëse Romeo shpallet fitues.
“Romeo është një djalë që hyn në shtëpinë e Big Brother me një fanbase nga mbrapa. Ka 20 vite në ekran, prime time dhe ne e dimë efektin e gjithë kësaj. Simpatik është, njerëzit e pëlqejnë për atë që është. Ka luajtur kartën e të mirit dhe të keqit, por që sipas mendimit tim, do ishte një traumë e madhe e shoqërisë nëse do t’a fitonte Big Brother-in Romeo. Sepse unë mendoj që në profesionin që është, së pari ai duhet të dijë të lexojë. Për sa kohë Romeo nuk artikulohet mirë para letrës, më bën të mendoj që nuk e meriton t’a fitojë atë lojë.
Nëse Romeo do t’a fitonte, shumë njerëz nga Big Brother kam përshtypjen do ishin të zhgënjyer. Edhe pse rrota e fatit e ka sjellë në një moment ku Romeo mund të jetë një nga fituesit. Suksesi i Romeos ka marrë një lidhje aty dhe ka ec me atë deri tani. Ka krijuar një lidhje me Heidin, lidhja shet te publiku. Jemi një publik telenovelash. Historia e dashurisë shet gjithmonë”, tha Anaid Kaloti.
lokimagazine