Ish-opinionistja e njohur e njohur në “Big Brother Vip 1”, Balina Bodinaku, duket se e ndjek rregullisht edhe sezonin e tretë te programit. Balina ka dhënë opinionin e saj në lidhje me banorët e këtij viti, dhe fokusin e ka pasur tek sjelljet të papërshtatshme te disa prej vajzave.
Ajo terheq vemendjen tek fjalori i Ilnisës dhe Rozës për Riken dhe Ledjonën. Në një shkrim në Instastory ajo kërkon pezullimin, madje edhe përjashtimin e tyre nga shtëpia.
“Si sjellja e Ilnisës ashtu edhe ajo e Rozës, përveç se të përsëritura, janë sjellje të toleruara dhe inkurajuara nga Vëllai i Madh.
Mendoj se loja nuk do prishej aspak nga penalizimi deri dhe në përjashtim, nëse do jetë e nevojshme, e kujtdo që nga ajo shtëpi shpërndan kaq shumë urrejtje. Krejt e kundërta. Do ta çonte Bigun në krejt nivel tjetër,” ka shkruar Balina.
bal