ShowBizzz

Fjolla Mehmeti Svirca rikthehet në biznes vetëm një muaj pas lindjes

 

Fjolla Mehmeti Svirca, është rikthyer në punë vetëm një muaj pas lindjes së vajzës së saj. Pavarësisht angazhimeve të reja si nënë, ajo ka rifilluar punën me markën e saj të këpucëve duke u përkushtuar në krijimin e koleksioneve të reja për klientët e saj.

Në një postim në rrjetet sociale, Fjolla ka treguar se pasioni për modën dhe biznesin e saj mbetet i pandryshuar, duke ndarë momente nga puna e saj e përditshme. Ndjekësit e saj e kanë përgëzuar për energjinë dhe përkushtimin, duke e mbështetur në rrugëtimin e saj si një grua e suksesshme në biznes dhe një nënë e përkushtuar.

TS Poll - Loading poll ...

Fjolla,vazhdon të sjellë risi, duke dëshmuar se pasioni dhe puna e palodhur janë çelësi i suksesit.



ks