
Moderatorja e njohur e “ Ferma Vip” Fjoralba Ponari është përballur me një situatë jo të zakonshme.
Ajo gjeti në kutinë e aksesorëve floke të lidhura nyje mbeshtjellë në letër, duke aluduar që kjo mund të jetë një tentativë për magji.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes llogarisë së saj në Instagram ku tregon çdo gjë me detaje.
“Nëse nuk do të kisha parë flokët, do ta kisha hedhur”– shprehet Fjoralba.
Duke u këshilluar me ndjekësit e saj në rrjetet sociale Fjoralba “e prishi magjinë” duke djegur nyjet dhe duke i hedhur ato në ujë.