ShowBizzz

Flavio Qarri jep lajmin e rëndë për 28-vjeçarin që u qëllua me plumb nga policia në protestë

Një lajm shqetësues është bërë publik lidhur me gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së zhvilluar të shtunën në Tiranë.

Gazetari Flavio Qarri ka njoftuar se i riu ka humbur shikimin në syrin e majtë, si pasojë e dëmtimit të rëndë që pësoi gjatë protestës, ku dyshohet se është goditur nga një plumb gome.

Pas plagosjes nga policia, Vishkulli u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku, sipas raportimeve, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për trajtimin e dëmtimit në sy.

28-vjeçari është i njohur edhe në radhët e tifozëve të Kombëtares shqiptare, pasi është pjesë e grupimit “Tifozat Kuq e Zi” dhe prej vitesh ndjek ndeshjet e përfaqësueses kuqezi.

Pamjet e publikuara pas incidentit, ku i riu shfaqej me fytyrën e gjakosur, u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar shqetësim dhe reagime për përdorimin e forcës gjatë protestave.

Të Ngjashme