Frutat dhe perimet me ngjyra të forta nuk janë vetëm të bukura për fotografi në tregjet fshatare — ato janë gjithashtu burime të shkëlqyera të flavonoideve, përbërës natyralë me veti të fuqishme antioksiduese dhe kundër inflamacionit.
“Për sa kohë konsumoni fruta dhe perime në vaktet dhe ushqimet tuaja të përditshme, do të merrni flavonoide,” thotë Jasmine Hormati, nutricioniste në New York. “Nëse konsumoni një larmi sa më të madhe frutash dhe perimesh, aq më mirë”.
Çfarë janë flavonoidet?
“Flavonoidet janë përbërës natyralë që gjenden në perime, fruta, fasule, verë dhe ushqime të tjera,” shpjegon Hormati.
Ekzistojnë disa lloje flavonoidesh, si:
Flavonet,
Flavonolet,
Izoflavonet,
Flavanolet,
Antocianinat,
Dhe katekinat.
Në përgjithësi, flavonoidet janë një lloj polifenolesh që ndihmojnë në uljen e stresit oksidativ dhe inflamacionit në trup.
Sipas studimeve shkencore, flavonoidet në bimë i ndihmojnë ato të luftojnë dëmtimet nga dielli dhe stresi oksidativ, ndërsa te njerëzit lidhen me shumë përfitime për shëndetin.
Cilat janë përfitimet e flavonoideve?
Studimet tregojnë se flavonoidet kanë veti:
Antioksiduese;
Kundër inflamacionit;
Kundër mutacioneve qelizore;
Dhe madje kundër kancerit.
Ato ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të lira, të cilat mund të shkaktojnë dëmtime në organizëm.
Flavonoidet janë lidhur me:
Uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës;
Mbrojtjen e trurit;
Përmirësimin e sistemit imunitar;
Uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit.
1. Frutat e pyllit
Boronicat, manaferrat, qershitë dhe cranberry janë shumë të pasura me flavonoide dhe antioksidues.
2. Majdanozi
Majdanozi përmban nivele të larta të apigeninës dhe është gjithashtu i pasur me vitamina C, A dhe K.
3. Kaperat
Kaperat, të përdorura shpesh në sallata dhe makarona, kanë sasi të lartë të quercetinës.
4. Lakra e kuqe
Ngjyra e saj vjollcë vjen nga antocianinat, të cilat kanë veti të fuqishme antioksiduese.
