Lajme

“Flej ta marrsha t’keqen”, Spiropali i përgjigjet Bashës: Zgjohet befas e mbron SPAK

Pas deklaratë së Kreut të PD, Lulzim Basha se ai dhe PD mbështësin pa kushte punën e SPAK dhe se është qeveria ajo që po pengon hetimet, ka reaguar Ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Spiropali në një reagim në Facebook thotë se Basha befas ngrihet nga gjumi dhe do të mbrojë SPAK nga Partia Socialistë që e krijoi dhe e dëshiroi drejtësinë e re si askush në historinë e këtij vendi.

Ajo thekson se PS është forca udhëheqëse e Reformës në Drejtësi dhe e vetmja garante e thellimit të kësaj reformë historike.

“Flej ta marrsha t’keqen”, do thoshin shkodranët për Lulëzimin që këto ditë zgjohet befas për të mbrojtur SPAK-un nga ata që e dëshiruan, konceptuan, krijuan dhe e mbështesin si askush, kurrë në historinë e këtij vendi, pa kushte e pa komente kurdo e kudo godet! Dhe ata nuk janë as në qiell, as në det apo matanë detit, po janë këtu dhe quhen Partia Socialiste e Shqipërisë, forca udhëheqëse e Reformës në Drejtësi dhe e vetmja garante e thellimit të kësaj reforme historike, që askush, askurrë më parë në historinë e shtetit shqiptar nuk guxoi ta mendonte seriozisht, jo më ta ndërmerrte. Prandaj, kthehu nga krahu tjetër Luli dhe fli i qetë se nuk ka punë që pret zgjimin tënd!’– shkruan Spiropali.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo